Epidemiologu: Qeveria e Kosovës t’i rishikojë masat e vendosura

Epidemiologu: Qeveria e Kosovës t’i rishikojë masat e vendosura

Epidemiologu nga Shqipëria, Taulant Muka, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja, e veçanërisht për kërkesën e dozës së tretë të vaksinës në pika kufitare, nuk është vendim i bazuar në evidencën shkencore për të cilën foli sot në emisionin Info Magazine.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit nuk është se ka një impakt të gjerë në parandalimin e transmetimit të sëmundjes dhe se e rëndësishme të theksohet është që vaksinat që kemi sot në përdorim parandalojnë faktorin shumë të rëndësishme, që është sëmundshmëria dhe ndërrimi i jetës.

Ai po ashtu deklaroi se sot shumë shtete dhe madje edhe OBSH-ja bëjnë thirrje që ky bllokim i kufijve nuk është një hap i shëndetshëm për shumë aspekte të shoqërisë, dhe për më tepër kur vihet një nivel kaq i lartë sa duhet të kesh dy vaksina plus edhe testin. Në këtë mënyrë ulet edhe besimi i qytetarët për efektshmërinë që ka vaksina.

“Është një hap i nxituar që duhet rishikuar. Ora policore është e pakuptueshme se pse duhet ndaluar lëvizja pas orës 22:00 se edhe grumbullimet nuk janë më të shumta se ato që ndodhin gjate ditës në kafene, bare apo restorante”.

“Nuk besoj që ora policore ka një efekt pozitiv. Masat që do mund të ndërmerreshin në klubet e natës apo edhe në aktivitete tjera, mund të ishin më shumë pozitive, por të kufizosh lëvizjen e lirë të individit pas orës 22:00 besoj që është diçka që nuk ka të bëjë fare me faktin ose karakteristikat se si ky virus infekton apo edhe më pas shkakton sëmundshmëri”.

Shpërndaje në: