EPIKE: Krijohen robotë të gjallë nga qelizat e bretkosave

EPIKE: Krijohen robotë të gjallë nga qelizat e bretkosave

Alarmohuni. Nëse rritja e robotëve bëhet shpejt realitet, apokalipsi mund të bëhet një çështje shumë më e madhe se sa që e kanë menduar shkrimtarët e zhanrit fiksion shkencë.

Hulumtuesit në ShBA kanë krijuar makinat e parë me jetë duke mbledhur qeliza nga bretkosat e çjerrura afrikane dhe duke bërë robotë të vegjël që lëvizin vetë.

Një prej krijimeve më të suksesshme ka dy këmbë që e ngrejnë përpara me “gjoksin” e tij. Një tjetër ka një vrimë në mes që hulumtuesit e kanë kthyer në mënyrë për ta tundur veten, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Këto janë forma krejt të reja të jetës. Këto kurrë s’kanë ekzistuar në tokë më herët,” tha Michael Levin, drejtori i Qendrës Zbuluese Allen në Universitetin e Medfordit në Massachusettsit. “Këto janë organizma të gjalla, të programuara.”

Roboticistët kanë pasur prirje të favorizojnë metalin dhe plastikën për shkak të forcës dhe qëndrueshmërisë, por Levini dhe kolegët e tij i kanë parë benefitet e tyre duke bërë robotë nga indet biologjike. Kur lëndohen, robotët e gjallë mund të shërojnë plagët e tyre vetë.

Një ndër mundësitë më të mëdha të versioneve të së ardhmes që ofrojnë këto robote mund të jetë edhe pastrimi i oqeaneve nga mikroplastika.

Robotët, që janë më të shkurtër se 1 milimetër, janë dizajnuar nga “algoritma evolucionar” që bëhen nga superkompjuterë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: