Epoka e rrjeteve sociale: Cristiano Ronaldo fiton më shumë nga Instagrami sesa nga paga e tij si futbollist i Juventusit

Periskopi.com Sporti

E kush do ta mendonte se puna e tij “full time” do të ishte më pak e paguar sesa sponsorizimet.

Në epokën e rrjeteve sociale, paratë lëvizin male të tërë, dhe Cristiano Ronaldo e ka kuptuar që në fillim.

Ai fiton çdo vit nga Instagram, 14 milionë Paund më shumë sesa nga kontrata me Juventus. Kjo shifër është duke i “turpëruar” emra të tillë si futbollisti Lionel Messi dhe ikona e shoëbiz, Kylie Jenner.

Sipas një raporti të ri nga Buzz Bingo, superylli portugez ka ruajtur kurorën e tij si përfituesi më i lartë i faqes së mediave sociale.

Cristiano Ronaldo fiton më shumë në Instagram sesa fakti që luan për gjigantët në Serie A, Juventus.

35-vjeçari, i cili gjithashtu ka më shumë ndjekësit në Instagram me 222 milionë, mori 41.7 milionë Paund nga 43 postime të sponsorizuara në 12 muajt e fundit.

Sa ironike kur kupton se Ronaldo mori 27.3 milionë paund nga paga e tij te Juventus, dhe këtu nuk futim reduktimet në lidhje me koronavirusin.

Gjatë vitit të kaluar ai promovoi Nike, parfumin e tij CR7 dhe madje një pajisje trajnimi EMS të quajtur ‘Sixpad’. Rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi, në vendin e dytë pasi postimet e tij të sponsorizuara mblodhën gjithsej 25.2 milionë Paund.

Shpërndaje në: