Epoka e Unikkatilit ka përfunduar: Populli ka vendosur për ‘mbretin’ e ri të hip-hopit

Epoka e Unikkatilit ka përfunduar: Populli ka vendosur për ‘mbretin’ e ri të hip-hopit

Është fakt i gjallë, ndaj të cilit është e kotë të luftojmë dhe ta kundërshtojmë… shqiptari veç në fe, moral dhe në Unikkatilin nuk preket, për të tjerat gjindet zgjidhja.

Njeriu ka qenë relevant dhe pjesë pandashme e kosovarëve dhe jo vetëm për më shumë se dy dekada.

Për vite të tëra ai kishte krijuar një fan bazë të jashtëzakonshme përmes një kanali në YouTube ku lansonte këngët me një foto në sfond, e cila – si për ironi – ishte e kualitetit të dobët.

Lirikat e tij me frymë bizare patriotike e gërshetim i karakterit të fortë së bashku me moralin që është kultivuar në mendimet e shqiptarëve ndër vite si ndër virtytet më të forta që kemi, kanë qenë gjithçka që është nevojshme për t’i dërguar në qiell algoritmat e viralizmit në popull, ende pa e pasur ndonjë ide çka do të thotë kjo.

Andaj, sigurisht, për artistët si Mc Kresha, Buta, Ledri Vula, Mozzik dhe Noizy ishte paksa e vështirë dhe optimizëm jo real të prisnin se do të mund të garonin fort me të,kur Periskopi bëri pyetjen në Facebook: ”Ju pret vozitje gjashtë-orëshe, vetëm njërin prej këtyer duhet ta dëgjoni gjatë tërë rrugës. Cilin do të zgjidhni?”

Sidoqoftë, për befasinë tonë dhe shumë të tjerëve, duket se gjërat nuk janë aq të favorshme më për Unikkatilin sa ishin dikur.

Kjo pasi duket se kemi një mbret të ri absolut në hip-hopin kosovar dhe ai është Mc Kresha.

Po, e lexuat drejtë, enciklopedia e gjallë nga Tavniku i Mitrovicës ka triumfuar në garën e Periskopit sa i përket komenteve.

Nga 415 komente deri në kohën që po e shkruajmë këtë artikull, plot 128 kanë qenë në favor të Kreshës, krahasuar me 100 të Unikkatilit, ndërsa të tjerët kanë marrë numër të vogël favorizimesh – fut në ekuacion edhe komentet me emra të tjerë dhe kemi margjinë shumë të vogël të reperëve tjerë.

Për të qenë fer, komenti i Periskopit në postim ku favorizon Kreshën para Unikkatilit, ka marrë 45 pëlqime, andaj edhe ky numër i është shtuar totalit të reperit mitrovicas, përndryshe nëse flasim vetëm për komentet e bëra me emër të tij, janë 83 dhe qëndron 17 prapa Unikkatilit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: