Epoka kur të gjithë do të marrim rrogë pa punuar, po vjen?!

Epoka kur të gjithë do të marrim rrogë pa punuar, po vjen?!

Robotët do të kryejnë të gjitha punët, duke reduktuar kështu numrin e të punësuarve.

“Njerëzit do të kenë kohë për të bërë gjëra të tjera, më shumë gjëra komplekse, gjëra shumë interesante,” tha ai për CNBC.

“Në fund të fundit, unë mendoj se duhet të ketë një përmirësim simbiozë me inteligjencën super dixhital”, tha drejtori i Përgjithshëm i Tesla. Por, çfarë do të ndodh nëse robotët do të “vjedhin” punët tona? Kjo është pyetja më e madhe që prej ardhjes së inteligjencës artificiale.

Robotët kanë eliminuar punën e krahut në shumë fabrika, por edhe e ashtuquajtura punë “kreative” është e kërcënuar tani. Madje, e kërcënuar është edhe industria e informacioneve.

“Ka një shans mjaft të mirë në fund, duke siguruar të ardhura bazë universale”, arsyeton Musk.

Pavarësisht nëse automatizimi do të zëvendësojë punën e njeriut, të ardhurat themelore universale do të kenë të mira të pabesueshme. Ideja se të gjithë do të marrin burime të mjaftueshme për të qenë në gjendje të mbijetojnë pa punuar, sipërmarrësi mendon se do të zgjidhë problemin e të pastrehëve dhe të varfërisë.

Në një botë me të ardhura të garantuara, ai mendon se ne do të përcaktojmë se si ta shfrytëzojmë kohën e lirë.

Mjerisht, megjithatë, kjo ide socialiste mbetet ende një fantazi. Ka nga ata që besojnë se kjo do të sjellë krizë ekonomike, pasi çdo kush do të presë nga qeveria. Tekno-futurist të famshëm si Ray Kryzweil besojnë se teknologjia është duke u zhvilluar në një kurbë  eksponenciale që do të thotë se do të vijë një moment kur teknologjia do të na ‘gënjejë” ose do të na bëjë të vjetruar. Kurzweil beson se kjo do të ndodhë në jetën tonë në vitin 2045, por ekspertë të tjerë nuk pajtohen.

 

Shpërndaje në: