EPOKALE: Prodhohen bateritë e veturave elektrike që mbushen për vetëm 5 minuta

EPOKALE: Prodhohen bateritë e veturave elektrike që mbushen për vetëm 5 minuta

Bateritë që janë të afta të mbushen tërësisht për vetëm 5 minuta janë prodhuar në një fabrikë për herë të parë, duke e bërë një hap domethënës para drejt makinave elektrike, gjë që e bën të mundur për to që të mbushen po aq shpejt sa makinat me benzinë apo naftë.

Makinat elektrike janë pjesë vitale e aksionit kundër krizës klimatike por mbetja pa bateri gjatë udhëtimit është/ishte një brengë e madhe për vozitësit. Bateritë e reja me litium-ion u zhvilluan nga kompania izraelite StoreDot dhe u manufakturuan nga Eve Energy në Kinë.

StoreDot tashmë ka demonstruar bateritë që mbushen ekstremisht shpejt në telefonë, dronë, dhe skuterë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Daimler, BP, Samsungu dhe TDK-ja kanë investuar në StoreDot, që ka arritur 130 milionë dollarë deri tash dhe u emërua si Pionieri i Energjisë së Re Financiare Bloomberg në vitin 2020.

Bateritë mund të mbushen plotësisht për 5 minuta por kjo do të kërkonte mbushës shumë më të fuqishëm se ata që përdoren sot. /Periskopi

Shpërndaje në: