Eprori anglez i UÇK-së thotë se nuk ishin 50 mijë ushtarë, Mustafa i shmanget kësaj teme

Eprori anglez i UÇK-së thotë se nuk ishin 50 mijë ushtarë, Mustafa i shmanget kësaj teme

Gjatë takimit miqësor, Mustafa dhe Harrison biseduan për progresin e arritur në Kosovë viteve të fundit, zhvillimin e shtetit, progresin në ekonomi, hapjen e perspektivës për qytetarët dhe veçmas për të rinjtë e Kosovës.

Por, pak ditë më parë, në një intervistë në Klan ksoova ai ka thënë se asnjë herë nuk kanë qenë 50 mijë ushtarë, madje as afërsisht aq. E këtë temë, duke se kryeministri as që e diskutoi me të gjatë takimit, raporton Periskopi

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin që Harrison ka dhënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke qenë një luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës.

“Kosova dhe populli i saj i janë përjetë mirënjohës dhe respektojnë luftën e sakrificën e çdo luftëtari, kontributin e shteteve mike perëndimore e më gjerë si dhe angazhimin vullnetar të luftëtarëve siç është Jon Harrison, i cili luftoi me tërë qenien për të vetmen kauzë, lirinë e Kosovës”, tha kryeministri Mustafa, duke e vlerësuar vendimin për emërimin e nesërm të një rruge në Prizren, me emrin e luftëtarit të dalluar, Jon Harrison.

Luftëtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, gjatë takimit, shprehu lidhjen e posaçme emocionale dhe reale që ka me popullin dhe me shtetin e Kosovës.

Harrison, po ashtu, e përgëzoi kryeministrin Mustafa për lidershipin dhe për progresin që po arrihet në Kosovë në këtë fazë.

Luftëtari Jon Harrison, shprehu përkushtimin e tij për të kontribuar për ecjen e Kosovës përpara./ Periskopi

ZKP-2

Shpërndaje në: