Era e fortë çan lisin në Prishtinë, degët rrezikojnë këmbësorët dhe veturat

Periskopi.com Lajme

Era e fortë ka bërë që një lis të çahet në Prishtinë, ndërkohë që degët e mëdha të tij kanë rënë në trotuar për këmbësorë dhe në rrugën ku kalojnë veturat, pranë mbikalimit.
Duhet thënë se erërat e forta kanë mbretëruar këtë javë në disa qytete të Kosovës.

Këto erëra kanë shkaktuar stuhi dhe rënie të lisave në shumë vende.

Dy ditë më parë, në Gjilan u lënduan katër persona si pasojë e rënies së një vinçi nga erërat e forta.