Era Istrefi s’ka lidhje me futboll, ja çfarë thotë për Messin dhe Ronaldon (Video)

Era Istrefi s’ka lidhje me futboll, ja çfarë thotë për Messin dhe Ronaldon (Video)

Era Istrefi është shfaqur në një konferencë për shtyp në prag të finales që do të luhet të dielën ndërmjet Kroacisë dhe Francës, aty ku edhe do të përformojë së bashku me ëill Smith dhe Nicky Jam

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në finalen e Kupës së Botës që do të luhet të dielën në Moskë ndërmjet Francës dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Era Istrefi në këtë konferencë ka folur edhe për dy lojtarët më të mirë në botë Messin dhe Ronaldon.

Të dy u eliminuan menjëherë pas fazës së grupeve, por Era vlerëson se ata kanë bërë mjaftueshëm për kombëtaret e tyre.

“Unë mendoj se Messi dhe Cristiano Ronaldo kontribuan shumë për skuadrat e tyre, kështu që të dy ishin të mirë në Botëror”

Mes tjerash në konferncë Era foli edhe për momentin më të mirë të Botërorit kur Zvicra e mposhti Serbinë 2-1 me golat e futbollistëve shqiptarë Xhaka e Shaqiri.

“Momenti më i paharueshëm për mua ishte kur luajti Zvicra dhe shënuan 2 shqiptarët,” ka thënë Era Istrefi. /Periskopi/

Shpërndaje në: