Era Istrefi, Smith e Jam shfaqen me trofeun e Botërorit, por nuk guxojnë ta prekin (Foto)

Era Istrefi, Smith e Jam shfaqen me trofeun e Botërorit, por nuk guxojnë ta prekin (Foto)

Tre autorët e himnit të Kampionatit Botëror “Russia 2018” tashmë kanë arritur në Rusi.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë pasur mundësinë që ta shohin trofeun e Botërorit. Por ata nuk kanë guxuar që ta prekin.

Këtë e ka bërë të ditur si me shaka këngëtari Will Smith, transmeton Periskopi.

‘Trofeu i Fifës. Ata na thanë se mund ta shohim, por jo ta prekim. Kështu që unë sapo e kam lëpirë. Shaka. Nuk dua të bëj një incident ndërkombëtar, të paktën jo në ditën time të parë’, ka shkruar Smith në Facebook.

Të dielën zhvillohet finalja e madhe Kroaci-Francë, ku pak para orës 17:00 do të performojnë treshja e këngës ‘Live it up’./Periskopi/

https://www.facebook.com/92304305160/photos/a.231136370160.270995.92304305160/10160508241285161/?type=3&theater

Shpërndaje në: