Era nepotizem: Ministri Krasniqi flet për emërimin e burrit të Haxhiut si këshilltar

Era nepotizem: Ministri Krasniqi flet për emërimin e burrit të Haxhiut si këshilltar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka komentuar emërimin e Alban Krasniqit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si këshilltar i jashtëm politik.

Ai tha se Alban Krasniqi është emëruar si këshilltar i cili nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit.

“Është e drejtë ekskluzive e imja ta zgjedh ekipin tim. Ai nuk paguhet nga buxheti i shtetit, është pro bono (për të mirën publike)”, është shprehur Krasniq për Klankosova.tv.

Kujtojmë se më 5 gusht të këtij viti, Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton Gazeta10, që e ka siguruar vendimin.

Alban Krasniqi është aktivist i kahmotshëm i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në shumë protesta e aksione të partisë në pushtet. Ai njihet për debate të forta online me kundërshtarët e Vetëvendosjes, dhe ka qenë kandidat për kryetar të Malishevës, ku ka përfunduar i katërti, duke mos shkuar në balotazh.

Shpërndaje në: