Era pa-shtet? Pas ‘Ferronikelit’, kriza energjetike pritet të godas edhe ‘Trepçën’, ‘Sharrcemin’ dhe minierat

Era pa-shtet? Pas ‘Ferronikelit’, kriza energjetike pritet të godas edhe ‘Trepçën’, ‘Sharrcemin’ dhe minierat

Kriza globale energjetike ka goditur konsumatorët kosovarë vetfurnizues. Tashmë njëri nga ta është Ferrnkeli, i cili ka mbi 900 punëtorë.

Rryma e prodhuar nga Korporata Energjetike në Kosovë -KEK i shitet vetëm KEDS, sipas kontratave të tyre vjetore që i kanë dhe një sasi e vogël eksportohet jashtë Kosovës, që njihet si tepricë energjetike (kryesisht gjatë orëve të natës), të cilat duhet të realizohen sipas kontratave tregtare.

Konsumatorët vetfurnzimues në Kosovë janë: Mihjet (Minierat), Trepça, Sharrcemi dhe Ferrnonikeli.

Këta konsumatorë janë në treg të lirë, pra të liberalizuar, pasi janë të kyçur në linjat 110 KV, që importojnë vet energjinë elektrike. Konsumatorët e KEDS, janë të kyçur në nivelin e tensionit 35kV, 10kV dhe 0.4kV). Pra, nuk janë konsumator të rregulluar dhe rrjedhimisht nuk ka çmime fikse, por duhet të blejnë energjinë elektrike në treg të hapur.

Kësisoj, kriza pritët të godet edhe mihjet, Sharrcemin e Trepçën. Deri tek kjo situatë ka ardhur pasi çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare thuajse janë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në mbi 200 euro për megavat/orë. E kjo Ferronikelin e ka sjellë në pamundësi të prodhimit.

Por, sa shpenzojnë energji elektrike katër konsumatorët vetforznues.

Sipas bilancit të energjisë elektrike për vitin 2021, vetëm Ferronikeli ishte paraparë që do të konsumojë energji elektrike në vlerë prek 429 GWh.

Mihjet = 114 GWh,

Trepça = 21 GWh,

Sharr Cem = 69 GWh.

Çmimet e energjisë elektrike u rriten tej mase si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit natyror. Kjo rritje ndodhi për shkak të kërkesave enrome nga Kina për gazin rus dhe të vendeve të ish- Bashkimit Sovjetik. Të njëjtën kohë rihapja dhe rikuperimi i ekonomisë në Evropë rriti kërkesën për energji. Kjo krijoi efekt zinxhiror dhe rezultati befasoi krejt kontinentin e vjetër.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën  duke pasur parasysh që furnizimi nga importi bëhet  përmes  sistemit të njëjtë . Duke pasur parasysh që kërkesa  për  konsum gjatë dimrit është e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të blej sasi të mëdha importi në këtë  treg të përbashkët  dhe me çmime  më të larta të shënuara ndonjëherë.

Shpërndaje në: