“Erdh Elezi”: Rishfaqet ish-prokurori Blakaj, i thotë disa fjalë për reformën në drejtësi

“Erdh Elezi”: Rishfaqet ish-prokurori Blakaj, i thotë disa fjalë për reformën në drejtësi

Ish-prokurori i rastit “Veteranët”, Elez Blakaj, është rishfaqur pas shumë kohësh duke u përfshirë në debatin për reformën në drejtësi në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se reformat do të kishin kuptimin e vet, vetëm nëse të njëjtat zbatohen.

“Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor. Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi” deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje!”, ka shkruar ai.

Tutje, Elezi ka akuzuar disa prokurorë dhe gjyqtarë brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë  se po keqpërdorin punën e tyre dhe po fshihen pas pavarësisë së gjyqësorit.

“Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësishtë, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqëve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nësë ne nuk e ndihmojmë vetën”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Blakajt vjen pasi Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor refuzuan të shkojnë në takimin me qeverinë ku do të diskutohej për Vettingun.

Kjo pas deklaratave skandaloze të zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili i quante “kriminelë” prokurororët e Kosovës.

Postimi i plotë i Blakajt:

Rregullat/normat kanë kuptim vetëm kur zbatohën!

Të nderuar miq, kohët e fundit po e vërej se ka një debat “interesant për reformën në drejtësi” në Kosovë!

Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor. Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi” deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje!

As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihët dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësishtë se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është! Pra, në esencë këtu problemi është se nuk po zbatohët rregulla dhe parimi, andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim!

Me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund ti lejohet “një pjese” ta keqpërdor punën tuaj dhe të fshihet pas “pavarësisë”, me të cilën asnjëherë nuk janë identifikuar dhe nuk e kanë përfaqësuar! Andaj, nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht!

Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësishtë, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqëve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nësë ne nuk e ndihmojmë vetën!

Një përshendetje për të gjithë ata të pavarur të cilët edhe përkundër vështirësive, e kanë dëshmuar me sjelljet, veprimet dhe vendimet e tyre, se përfaqësojnë te ardhmën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e poashtu se kanë fare shqetësim reformën në drejtësi dhe Vetingun. Të pavaruar, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë!.

Shpërndaje në: