Erdhën nga Norvegjia për pushime, vajza dërgohet pa shenja jete në spital

Erdhën nga Norvegjia për pushime, vajza dërgohet pa shenja jete në spital

Një vajzë është dërguar pa shenja jetë nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.

Sipas prindërve të viktimës, vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje dhe të njëjtit kishin ardhur për vizitë në Kosovë, nga Norvegjia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

 

 

Shpërndaje në: