“Erdhi Dita”, dikur Vetëvendosje kërkonte zgjedhje, sot do shtyerjen e tyre

“Erdhi Dita”, dikur Vetëvendosje kërkonte zgjedhje, sot do shtyerjen e tyre

Situata alarmante e krijuar në Kosovë nga rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka shtyrë përfaqesuesit e partive politike që të mendojnë për reduktimin e ditëve të fushatës zgjedhore.

E, partia më e madhe në vend, Vetëvendosje e cila vazhdimisht kërkonte zgjedhje të reja kur partitë e tjera ishin në pushtet, edhe një herë doli kundër të gjithave, por këtë herë që zgjedhjet e 17 tetori të mos mbahen.

Sot presidentja e vendit , Vjosa Osmani kishte thirrë në takim të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të diskutohet mbi rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

LDK, PDK e AAK ishin të një mendimi që zgjedhjet të mbahen, por fushata të reduktohet në pesë ditë.

Për dallim nga ta lideri i VV-së, Albin Kurti tha se partia e tij kërkon që zgjedhjet të shtyhen pasi varianti ‘Delta’ po tregohet i rrezikshëm.

“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale”, tha ndër të tjera Kurti në konferencë për medie.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen duke shtuar se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.

“LDK do të ushtroj vullnetarisht fushtatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Nje skenar i tillë politik nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, s’ka të bëjë me vullnetin e zgjehdje, nuk kishte pajtueshmeri për shtyejren e zgjedhje. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”, shtoi ai.

Njëjtë u shpreh edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili deklaroi se zgjedhjet duhet të mbahen duke respektuar masat e Qeverisë.

“Ne jemi të gatshëm jo vetëm të shkurtojmë maksimalisht fushatën, pro të pezullohet e tëra.Që të ketë respektim rigoroz të masave të vendosura nga Qeveria”,tha ndër të tjera Krasniqi.

Por, nuk u vonua as vendimi i Presidentes. Në një konferencë për medie ajo njoftoi se 17 tetori do të mbetet data e zgjedhjeve lokale.

“Data e zgjedhjeve mbetet ajo që ka qenë në mungesë të një pajtimi. U dakorduam me shumicën e partive, nëse ka eskalim te gjendjes epidemiologjike, do te ulemi serish dhe ta diskutojmë datën e zgjedhjeve”, ka thënë ajo./FrontOnline

Shpërndaje në: