Erdhi vera: Prej nesër i çel dyert pishina e Gërmisë

Erdhi vera: Prej nesër i çel dyert pishina e Gërmisë

Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër ditë e shtunë, 19 qershor hapë sezonin veror 2021.

Dyert e pishinës së Gërmisë për gjithë qytetarët do te hapen nga ora 10:00.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan EO.

Në pishinë është angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon çmimi për të rriturit do të jetë 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.

Shpërndaje në: