Erdogan deklarohet për marrëveshjen për grurë: Jam krenar për iniciativën, le të jetë pikë kthese për luftën

Erdogan deklarohet për marrëveshjen për grurë: Jam krenar për iniciativën, le të jetë pikë kthese për luftën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar për eksportin e grurit do të mundësojë  që miliona njerëz të mos përballen me uri, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Duke folur para nënshkrimit të marrëveshjes, Erdogan tha se marrëveshja do të lehtësojë inflacionin në botë dhe që zbatimi i marrëveshjes do të mbikqyret nga një qendër e përbashkët në Stamboll.

Lideri turk i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë të përfundojnë luftën, duke thënë se nuk prekë vetëm të përfshirët, por të gjithë botë. Ai tha se lufta duhet të përfundojë në tryezën e negociatave.

Tutje, ai vlerësoi lartë atmosferën positive që Turqia është përpjekur për të sjellur gjatë negociatave dhe që kjo marrëveshje të jetë pikë kthyese.

“Ne jemi krenarë që kemi qenë pjesë e një iniciative që do të ketë rol të madh në zgjedhjen e krizës botërore të ushqimit që ka qenë në agjendë qe një kohë të gjatë”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: