Erdogan e njofton NATO-n mbi zhvillimet në Afrin; Lidhjet tregtare me Ukrainën do të përmirësohen
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka folur në telefon më Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko më 16 mars.
Në një bisedë me Stoltenbergun, Erdogan e informoi sekretarin e NATO-s për zhvillimet e fundit të operacionit ushtarak turk mbi regjionin e Afrinit të Sirisë.
Erdogan shtoi se Turqia do të vazhdojë t’i përmbahet vlerave dhe shpirtit të aleancës së NATO-s, përderisa Stoltenberg tha se Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe i madh i NATO-s.
Gjatë bisedës, Erdogan i uroj edhe ditëlindjen Stoltenbergut.
Presidenti turk bisedoi edhe me aleatin e tij ukrainas Petro Poroshenko, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Dy liderët diskutuan lidhjet bilaterale, duke biseduar edhe për përmirësimin e tregtisë ekonomike, turizmin dhe mbrojtjen.
Zhvillimet në Krime dhe çështja e tatarëve krimeanë gjithashtu ishin pjesë e diskutimit.
Që prej aneksimit të Krimesë, minoriteti tatar është i pakënaqur me shtypjen që po u bëhet, përfshirë arrestimet arbitrare dhe paraburgimet./Periskopi/



