Erdogan flet për ndërhyjen ushtarake në provincën siriane, kërcënon kritikët
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha më 13 tetor se askush nuk kishte të drejtë të pyeste veprimet e Turqisë lidhur me zhvillimet në kufirin e saj, veçanërisht operacionin ushtarak në provincën Idlib të Sirisë, raporton “Hurriyet Daily Neës”, transmeton Periskopi.
“Ne kemi kufi me Idlibin dhe ne duhet të marrim masa. Askush nuk mund të na thotë: ‘Pse po e bëni këtë?’ Ne kemi një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë. Ne jemi të kërcënuar në çdo moment”, tha Erdogan./Periskopi/



