Erdogan i krahason zjarret me terrorizmin dhe koronavirusin: Kërcënim i njëjtë për botën

Erdogan i krahason zjarret me terrorizmin dhe koronavirusin: Kërcënim i njëjtë për botën

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i ka konsideruar zjarret në pyje një kërcënim global ashtu si pandemia e COVID.

Erdogan deklaroi se e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, duke e krahasuar atë me një “kërcënim terrorist”. Ai u shpreh se në tetë ditët e fundit në Turqi kanë shpërthyer 187 zjarre, 15 prej të cilëve vijojnë te jenë aktive.

“Rreth 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve. Personeli i inteligjencës turke dhe policisë po heton në lidhje me shkaqet.

Presidenti Azerbajxhan më ka thënë se vendi i tij do të dërgojë një aeroplan tjetër në Turqi për të mbështetur betejën e saj të vazhdueshme kundër zjarreve pyjorë në provincat e saj jugore”, u shpreh ai.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar.

Shpërndaje në: