Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk është në favor që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s- duke nënkuptuar se Turqia mund ta përdorë statusin si anëtar i aleancës për të vënë veto ndaj dy vendeve, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

“Ne jemi duke i përcjellur zhvillimet me kujdes ndaj Finlandës dhe Suedisë, por nuk jemi të një opinion të favorshëm”, tha ai për Reporter.

Lideri turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke cituar mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i cilëson si terroristë.

Ai gjithashtu akuzoi Greqinë, aleatën e NATO-s, për përdorimin e aleancës kundër Turqisë, duke thënë se Turqia nuk dëshiron përsëritjen e atij gabimi. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: