Erdogan me akuza ndaj Suedisë: Ka terroristë në parlament

Erdogan me akuza ndaj Suedisë: Ka terroristë në parlament

Presidenti turk, Taip Erdogan vijon të shtojë akuzat ndaj Suedisë dhe premton se nuk do të heqë dorë nga vetoja për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Kreu i shtetit turk, tha gjatë një konference për shtyp me homologun venezueljan, Nicola Maduro se Suedia përveçse mbështet grupet terroriste, ka të tillë dhe në parlament.

“Përsa kohë të kenë terroristë në Parlament dhe përsa kohë do të lejojnë shfaqjet e grupeve terroriste nuk mund t’iu themi atyre, ecni para dhe futuni në NATO”, u shpreh Erdogan.

 

Shpërndaje në: