Erdogan: Rusia s’do të vepronte mençur po ta pushtonte Ukrainën

Erdogan: Rusia s’do të vepronte mençur po ta pushtonte Ukrainën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, beson se Rusia nuk do të vepronte mençur po të niste një konflikt ushtarak në Ukrainë dhe në atë rast vendi i tij do të bënte atë që është e nevojshme si një anëtar i NATO-s.

Në një intervistë për transmetuesin NTV, Erdogan tha se e ka ftuar Vladimir Putinin në Turqi me një propozim për të pritur të dyja palët për diplomaci dhe një rrugë drejt paqes, duke shtuar se ai pret një përgjigje nga Moska, shkruan Aljazeera.

Erdogan tha gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që trajton disa nga shqetësimet e sigurisë së Rusisë, ndërsa i shpjegoi Moskës se disa nga kërkesat e saj nuk janë të besueshme.

Shpërndaje në: