Erdogan takohet me studentë: Përsërit qëndrimin kundër Suedisë dhe Finlandës në NATO

Erdogan takohet me studentë: Përsërit qëndrimin kundër Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të enjten se vendi i tij “do t’i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO”, duke përsëritur qëndrimin e tij së javë së kaluar, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Ne u kemi thënë miqve tanë relevantë se ne do t’i themi jo Finlandës dhe Suedisë sa i përket hyrjeve të tyre në NATO dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Erdogan në një konferencë më studentë në Ankara.

“NATO është organizatë e sigurisë dhe ne nuk mund ta pranojmë prezencën e organizatave terroriste atje”, tha ai. Më herët gjatë kësaj jave Erdogan akuzoi dy vendet për mikëpritjen e “organizatave terroriste kurde”.

Erdogan i referohej Partisë së Punëtorëve Kurdë e cila kërkon një shtetë të pavarur në Turqi. Grupi ka qenë në përpallje të armatosur me Ankaranë për dekada të tëra dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Finlanda dhe Suedia kanë një komunitet kurdë, edhe pse Erdogan nuk dha detaje se kujt i referohej. /Periskopi/.

Shpërndaje në: