Erdogan uron Metën: T’i forcojmë marrëdhëniet vëllazërore

Erdogan uron Metën: T’i forcojmë marrëdhëniet vëllazërore

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan uron përzemërsisht Ilir Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit.
Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Ilir Metën.

“Ju falenderoj për kontributin tuaj si Kryetar Kuvendi, në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Erdogan, i cili ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi.

“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Rajoni përballet me sfida të mëdha stabiliteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin.

Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis 2 vendeve.

Forcimi i marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, tha Meta.

 

 

Shpërndaje në: