Erdogan uron presidenten e Kroacisë për suksesin e Kombëtares

Erdogan uron presidenten e Kroacisë për suksesin e Kombëtares

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, për suksesin e Kombëtares së Futbollit të Kroacisë e cila arriti të kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 2018.

Erdogan i cili gjendet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, për pjesëmarrjen në “Sesionin për Afganistanin” në Samitin e NATO-s, përshëndeti homologen e tij Kitarovic, me të cilën biseduan një kohë.

Ai e uroi Kitarovic për suksesin e kombëtares së futbollit, gjithashtu uroi sukses në finale. Ndërsa Kitarovic uroi Erdoğanin për suksesin e arritur në zgjedhjet e 24 qershorit.

 

Shpërndaje në: