Erik ten Hag shkëput kontratën me Ajax – Sot pritet të nis punën me Man United

Periskopi.com Sporti

Trajneri holandez, Erik ten Hag ka shkëputur bashkëpunimin me Ajax gjashtë javë më herët.

Ten Hag dëshiron të nis sa më herët aventurën e tij të re me Manchester United dhe tashmë ka kryer të gjitha procedurat.

Trajneri holandez ka shkëputur kontratën me Ajax dhe sot pritet të nis punën te Manchester United.

Lajmin për largimin e Ten Hag e ka konfirmuar edhe skuadra e Ajax.

Ten Hag nis punët me ‘Djajtë e Kuq’ para ndeshjes ndaj Crystal Palace.

“Po tërhiqem shpejt, po. Por është me rëndësi, sepse shumë gjëra duhet rregulluar”, ka thënë Ten Hag.