Erikseni shumë afër të transferohet te klubi i Premier Leagues

Periskopi.com Sporti

Brentfordi është afër të finalizojë marrëveshjen 6-mujore për transferimin e Eriksenit.

‘Bletat’ janë tash në procesin e analizave të fitnesit të tij për të luajtur. Atij gjithashtu i duhet leja e punës, transmeton Periskopi.

Procesi mjekësor të cilit do t’i nënshtrohet Eriksen do të jetë më i komplikuar se zakonisht për transferimet e reja, pas sulmit në zemër që pati vetëm shtatë muaj më parë, derisa po luante për Danimarkën në Euro 2020.

Eriksen duhet të marrë dritën e gjelbër nga një kardiolog sportiv të punësuar nga klubi, për t’u regjistruar si futbollist i Premier Leagues.

Federata Angleze nuk do të kryejë raportin e vet të kardiologjisë, por do të rishikojë vlerësimin kardiologjik të klubit nënshkrues përpara se të jep miratimin.