Erion Veliaj: Ilir Meta është një kalë i ngordhur

Erion Veliaj: Ilir Meta është një kalë i ngordhur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ashpër me deklaratat ndaj presidentit Meta duke e konsideruar atë tashmë një “kalë i ngordhur”. I ftuar në “Real Story”, Veliaj tha se Meta ka qenë më shumë një lojtar politik se sa president.

Mandatet e pjesshme janë plotësim mandate. Bën më sens kjo e jona ku zgjedhjet janë grupuar në një datë. Presidenti Meta nuk njohu zgjedhjet dhe anomalitë e tyre. Akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve.  Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet.  Meta ka qenë lojtar politik, dhe jo president”, u shpreh Veliaj.

Veliaj ka komentuar edhe situatën në PD duke thënë se të dy palët po hanë njëri-tjetrin dhe pavarësisht se kush fiton ky duhet të jetë një mësim.

“Kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar Bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”,- tha ai”.

“Ne filluam fushatën sa mbaruam zgjedhjet e 25 prillit. Nuk kemi asnjë preferencë. Unë jam i fokusuar kush janë mbështetësit. Patronazhistët, mënyrë për të invetuar mbështetjen tonë. Fakti që jemi në terren tregon se sa seriozisht po e marrim këtë”, bëri me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: