Erion Veliaj: Mjaft me sherre, Sunny Hill nuk po bëhet në Moskë

Erion Veliaj: Mjaft me sherre, Sunny Hill nuk po bëhet në Moskë

Zhvendosja e festivalit Sunny Hill në Tiranë ka ngjallur reagime dhe debate të forta në Kosovë. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa merrte pjesë në një organizim të Unionit të Bashkive në rajon, shprehu qëndrimin e tij se duhen lënë mënjanë sherret dhe se aktivitetet që na bashkojnë i shërbejnë më së miri kombit tonë.

“Nuk ka nevojë të shkojmë jashtë për të vlerësuar veten, nuk ka nevojë të vijnë të huajt këtu për të na vlerësuar ata. Më në fund kemi një super aktivitet, që shpresoj do të vazhdojë çdo vit, me një super juri, por mbi të gjitha me super çuna dhe goca të talentuar, nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Jam shumë krenar për ju të gjithë! Kohët e fundit ne, politikanët, e kemi prishur pak, mundohemi të gjejmë sebepe për cic-mice, për sherret e vogla për tre vota këtu, për pesë vota atje. Kur një aktivitet ndodh në Tiranë, nuk ndodh në Moskë, ndodh në Tiranë. Doku Fest ndodh në Prizren, nuk po ndodh në një qytet rus, po ndodh në një tjetër qytet shqiptar. Ndaj, le t’i lëmë mënjanë çudirat që kemi parë këto kohë, dhe të kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë. Orët që po jetojmë, janë orët më të mira për shqiptarët”, tha Veliaj.

Konkursi u dedikohej të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese.

 

Shpërndaje në: