Erion Veliaj shpërndan talljen epike që po i bëhet tenistit serb

Erion Veliaj shpërndan talljen epike që po i bëhet tenistit serb

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar me ndalimin që ia bëri Australia tenistit serb, Novak Djokovic që të merrte pjesë në turneun Australian Open pasi s’ishte i vaksinuar.

Ai ia ka rishkruar emrin e Djokovicit si Novaxx apo ndryshe siç njihen personat që refuzojnë të vaksinohen.

Veliaj ka shpërndarë një fotografi të kompanisë së fluturimeve ‘Ryanair’ të cilët e kanë ilustruar fluturimin e Djokovicit drejt Australisë me një fushë tenisi, në të cilën Djokovic pas rishikimit të gjuajtjes nga ana e gjyqtarit humb pikët duke dërguar topin jashtë vijës së fushës apo “jo në Australi”.

“Si duket Novaxx Djokovic e mori talljen e përkryer”, ka shkruar Veliaj.

Gjykata e Melbourne e ka shtyrë marrjen e vendimin ndaj ankesës së Novak Djokovicit kundër anulimit të vizës në Australia, që nënkupton se tenisti serb do të mbahet në karantinë në qytetit australian deri të hënën.

Djokovicit iu ndalua hyrja në Australi të mërkurën, pasi autoritetet kufitare ia anuluan vizën në Aeroportin e Melbourne, raporton Gazeta Express.

Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, një ndërtesë karantinimi në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.

Ai nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës.

34-vjeçari u ankua në gjykatën e Melbourne ndaj vendimit të autoriteteve australiane për refuzimin e vizës për t’u futur në vend dhe vendimi ndaj ankesës së tij është shtyrë për të hënën në orën 10:00, njoftuan zyrtarët e gjykatës.

Vendimi pritej të merrej sot dhe Djokovici të dëbohej nga vendi, por tenisti serb tani do të mbahet në karantinë deri të hënën.

Djokovic nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar, por në të kaluarën e ka ngritur zërin kundër marrjes së vaksinës.

Djokovic është nëntë herë kampion i Australian Open dhe po shpresonte se këtë vit do ta thyente rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi ai ka 20, aq sa Roger Federer dhe Rafael Nadal.

 

Shpërndaje në: