Erleta Hoti: Që pesë vite jam në gjendje të keqe shëndetësore dhe e papunë

Erleta Hoti: Që pesë vite jam në gjendje të keqe shëndetësore dhe e papunë

Erleta Hoti, vajza e veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, ka thënë se tash e pesë vite është në gjendje jo të mirë shëndetsore dhe pa punë.

Më tujtje, ajo ka thënë se nuk di se çka të bëjë me veten.

Ajo ka thënë se këtë shkrim ia dekikon mediave, siç thotë ajo, të mos merren me një person që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por me cështje më të rëndësishme.

Postimi i saj i plotë:

5 vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën…

Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha “veshkë” të dëmtuar. Nga terapitë e gabuara gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndrrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme,
ndër to dhe zemra…

Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova mjaft shumë.
Por, pas katër ditëve kisha pasë infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prap mbeta ratë dhe me pasoja nga më të ndryshme.
Kam shkuar tek katër kardiologë të ndryshëm dhe i kam marrë 4 diagnoza
të ndryshme për zemër.
Po e vrrej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj.

Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po ju dukem e buzëqeshur, “shëndosh e mirë” dhe e aftë që të mirrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt.

Këtë gjë po ju tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të mirren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri, që nuk është mirë me shëndet!

Çdo të mirë,
E.H.

Shpërndaje në: