Ermal Fejzullahu për Thaçin e Veselin: Heronj të luftës dhe të paqes 

Ermal Fejzullahu për Thaçin e Veselin: Heronj të luftës dhe të paqes 

Këngëtari Ermal Fejzullahu  ka reaguar pas aktakuzës së Specialës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli

Fejzullahu ka publikuar një fotografi të motos së fundit të dy ish liderëve të UÇK-së në Story në Instagram.

“Heronj të luftës dhe paqes”, është moto që është përdorur për Thaçin e Veselin këto ditë e të cilën e ka shpërndarë Fejzullahu.

Deri me tani, nga këngëtarët e estradës kanë reaguar kryesisht këngëtarë të gjeneratave më të vjetra kurse ky është një ndër reagimet e para që vije me këngëtarët që kanë dalur më vonë në skenën tonë.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi pritet që të hënën të udhëtojë për në Hagë ku është ftuar për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Shpërndaje në: