Tensionet në veri të Kosovës, Escobar e Lajçak sot në Beograd, nesër në Prishtinë

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar e Lajçak sot në Beograd, nesër në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel EscobarI dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojnë sot në Beograd dhe të martën në Prishtinë, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ku për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave.

Diplomacia perëndimore po vazhdon thirrjet që Kosova dhe Serbia të angazhohen për të rikthyer qetësinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq, ku të dielën numër më i ultë i qytetarëve serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave për të kundërshtuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel EscobarI dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme.

Vizita e tyre ka për qëllim uljen e tensioneve në veri të vendit dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bashkimi Evropian tashmë ka parashtruar tri kërkesa për Kosovën: mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit.

Shpërndaje në: