Escobar e Lajçak vijnë me plan për zgjedhjet serbe

Escobar e Lajçak vijnë me plan për zgjedhjet serbe

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së shpejti vije për vizitë në rajon, më saktësisht Kosovë e Serbi.

Në këtë mision diplomatik Escobar do  shoqërohet nga homologu evropian, Miroslav Lajçak, emisar I Brukselit për bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Së shpejti do të udhëtoj në rajon,së bashku me z. Lajçak, dialogu Kosovë-Serbi është një dialog i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, por ne e mbështesim fuqimisht. Shpresoj që të bëjmë përparim. Por më duhet të them se në këtë drejtim çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk i referohet vetëm Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, por edhe kolegëve tanë në rajon. Dhe në këtë drejtim, do të thoja se Shqipëria është shumë e dobishme” tha javën e kaluar Escobar për “Zëri I Amerikës”

Data e saktë e ardhjes së dyshes euro-amerikane nuk është bërë e ditur por ajo sipas burimeve diplomatike mund të ngjajë në  fund të  janarit e fillim të shkurtit. Kjo nëse krejt shkon sipas planit.

Një zyrtar evropian i tha Klan Kosovës se sa i përket BE-së në bisedat që pritet të mbahen me palët në terren,vend të veçantë, do ketë  mundësia e pajtimit me një “Formulë të re” që Kosova të lejoj në tokën e saj mbajtjen e zgjedhjeve  presidenciale e parlamentare të  Serbisë që mbahen më 3 Prill.

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), thotë se ShBA-të janë shumë të qarta, presin që dialogu të përfundoj me njohje të ndërsjellë. njohja reciproke.

Kurse  Bashkimi Evropian,sipas tij për arsye të brendshme nuk është se e ka bërë të qartë qëndrimin për rezultatin final të ujdisë së madhe.

“Aspekti tjetër i administratës së presidentit Biden është se ata duan të jenë mbështetës të BE-së e jo të tentojnë të marrin rolin udhëheqës, gjë që për një moment u mundua ta bëjë administrata e  Trump. Kemi dy gjëra që bijën ndesh me njëra tjetrën. Kemi BE-në që nuk udhëheq,  dhe nga ana tjetër është  SHBA-ja më energjike që nuk do të bëjë më shumë sesa të udhëheq nga prapaskena.”

Eskperti nga ICG-ja sqaron se për sivjet ai nuk pret lëvizje të mëdha drejt marrëveshjes finale ligjërisht obligative.

“Do ketë shumë presion nga Unioni Evropian dhe presidenca franceze që të prodhohet ndonjë rezultat. Marrë parasysh pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk shoh mundësinë që të ndodh diçka e madhe. Pres të kemi ujdi relativisht të vogla e teknike, nëse kjo ndodh atëherë dialogu formalisht vazhdon me takime në Bruksel” përfundoi Prelec.

Shpërndaje në: