Escobari pritet të vizitojë Tiranën, i dërguari i posaçëm i SHBA-së do t’i takojë Ramën e Bashën

Escobari pritet të vizitojë Tiranën, i dërguari i posaçëm i SHBA-së do t’i takojë Ramën e Bashën

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.

Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm, shkruan A2

Shpërndaje në: