Është kryeministri i parë: Bislimi monoton në leximin e lavdatës së shkruar gjatë për vizitën e Kurtit në ShBA

Është kryeministri i parë: Bislimi monoton në leximin e lavdatës së shkruar gjatë për vizitën e Kurtit në ShBA

Zëvendësi i kryeministrit, Besnik Bislimi, në hapjen e mbledhjes së qeverisë së Kosovës, që sot po e udhëheq në mungesë të Kurtit, ka folur për rëndësinë e vizitës së Kurtit në Amerikë.

“Kryeministri është në ShBA duke zhvilluar vizita të rëndësishme me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome botërore.

Një vizitë e tillë shkon përtej partneritetit politik që e kemi gëzuar ndër vite, duke i dhënë asaj edhe të paktën tri dimensione tjera: mundësia e investimeve të huaja direkte dhe punësimit në vend.

Kryeministri Kurti është kryeministri i parë që po bën përpjekje serioze për të ndërtuar ura me sektorin privat në ShBA”, ka thënë Bislimi./Periskopi

Sqarim:

p.s. Lavdata e shkruar për Kurtin ishte mjaft e gjatë. Nuk e kemi shkruar të gjithën. 

Shpërndaje në: