A është ky telefoni i ri i Microsoft, Surface Phone?

A është ky telefoni i ri i Microsoft, Surface Phone?

Thashethemet mbi telefonin e ri Microsoft Surface kanë qarkulluar për një kohë të konsiderueshme tashmë. Pajisja pritet të bëhet zyrtare dikur gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa tani, Evan Blass, i njohur për lëshimet e informatave të sakta ka postuar disa foto në Twitter ku shihet një telefon i ri Windows i cili mund të jetë Microsoft Surface Phone.

Kur Tom Warren komentoi se ky ishte një koncept interesant, Evan Blass zbuloi edhe disa fotot tjera të pajisjes ku shihen disa shkrepje të përdorimit aktual të telefonit në jetën reale.

Këto foto sugjerojnë që pajisja e fotografuar është një produkt aktual dhe jo vetëm një koncept.

Kështu, mund të supozohet se pajisja në foto është vërtetë telefoni i ri Microsoft Surface.

Shpërndaje në: