Eskalojnë VV dhe LDK në Podujevë: Asamblisti e lagë me ujë drejtorin e Arsimit

Eskalojnë VV dhe LDK në Podujevë: Asamblisti e lagë me ujë drejtorin e Arsimit

Një eskalim i debatit mes pozitës dhe opozitës ka ndodhur para pak minutash në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Derisa po debatonin për situatën në sektorin e arsimit në këtë komunë, asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka humbur durimin, duke u ngritur në këmbë dhe ka lagur me ujë drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu.

Kjo situatë ka bërë që të ndërpritet mbledhja e Kuvendit Komunal.

Shpërndaje në: