Eskalon Albin Kurti: Harron 14 shkurtin, arsyeton humbjen duke krahasuar shifrat prej 2010-s

Eskalon Albin Kurti: Harron 14 shkurtin, arsyeton humbjen duke krahasuar shifrat prej 2010-s

Albin Kurti, kryetari i partisë Vetëvendosje, duket se nuk po arrijë ta përbijë rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit që i dhanë një dush të ftohtë pas një qeverisjeje të kontestueshme qe tetë muaj.

Së fundi, Kurti ka bërë një krahasim numrash filluar prej vitit 2010 kur Vetëvendosje së pari ka marrë pjesë në zgjedhje për të arsyetuar fiaskon e pësuar tash.

Ai nuk ka pasur shumë fjali për të thënë, përveç “Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.”

Përsëri, ai ka bërë një ndarje mashtruese, duke mos përmendur “frymën e ndryshimit” në zgjedhjet e 14 shkurtit pa treguar që partia e tij ka humbur mbi 250 mijë vota, përcjell Periskopi.

Vetëvendosje nga 50 për qind, ka rënë nën 20 për qind.

Statusi i plotë:

Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 – LVV e para

14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 – LVV e treta

17 tetor 2021 – LVV e para.

Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Shpërndaje në: