Eskalon debati mes Edi Ramës e Rron Gjinovcit: Kryeministri i thotë aktivistit ‘mos ma tund dorën, s’ke faj që je ky që je’

Eskalon debati mes Edi Ramës e Rron Gjinovcit: Kryeministri i thotë aktivistit ‘mos ma tund dorën, s’ke faj që je ky që je’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kapur në debat drejtpërdrejtë me aktivstin kosovar, Rron Gjinovcit, pasi ky i fundit i tha se prapa tij qëndrojnë oligarkë që vendosin për vendin.

Rama i ka thënë Gjinovcit se nuk e njeh fare, por që shpifjet e fabrikimet vijnë e nxiten nga njerëz si ai.

“Mos te vij keq se ti nuk ke faj që je ky që je. Nëse ty faktet të duken propagandë ky është problemi yt. Nëse ty akuzat, shpifjet dhe fabrikimet e nxitura nga njerëz si ti, se unen uk të njoh fare, apo nga njerëzit si vegël që ke ardhur të bësh punën aty.

Mos më ndërprit, sepse ti nuk ke të drejt të më thuash mu që unë po gënjekam këtu, e ti po e thua të vërtetën. Mbaj oligarkët për vete, ti dhe të gjithë ju bashkë që e mendoni politikën duke anatemuar të tjerët. Nuk e di aktivist i kujt je ti.

Mos ma tund dorën, sepse injoranca nuk është argument”, ka thënë Rama në T7.

Ndër të tjera, në këtë debat po diskutohet për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Shpërndaje në: