Eskalon deputeti i VV-së pasi u sulmua: I qet foto personale analistit nga tubimi familjar

Eskalon deputeti i VV-së pasi u sulmua: I qet foto personale analistit nga tubimi familjar

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, nuk e ka duruar kritikën e analistit Halil Matoshi dhe i ka vendosur një fotografi të tij nga një ambient familjar.

Matoshi kishte përmendur një status të z. Rrahmani kur ky sulmonte ashpër Qeverinë e kaluar Hoti për 120 raste të infektimeve me virus. Matoshi kritikoi heshtjen e këtij deputeti në kohën kur numrat e rasteve dhe të vdekjeve nga virusi kanë eskaluar.

Si kundër-reagim, Rrahmani thjesht është qeshur dhe e ka vënë fotografinë e Matoshit nga një tubim familjar.

“Hajde ma gjallë, hajde ma gjallë Lilo…” ka shkruar ai derisa ka vënë edhe figurën duke u qeshur.

Kërcimi i z. Matoshi mbi tavolinë kishte ndodhur shumë vite para pandemisë Covid-19, dhe një gjë të tillë komentuesit ia kanë përmendur Rrahmanit.

Shpërndaje në: