Eskalon drejtori i Financave të Telekomit, shan me teze gazetarët që zbuluan skandalin e Kurtit

Eskalon drejtori i Financave të Telekomit, shan me teze gazetarët që zbuluan skandalin e Kurtit

Feim Kelmendi, drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës ka reaguar me sharje kundër hulumtimit të Gazetës Insajderi.

“Oo juve ju rehatofte hoxha n’tabut! Po cfare lesh rehatie m’ka ba more juve jua rehatofsha tezet”, ka shkruar Kelmendi në shkrimin e gazetës, koment të cilin më pas e ka fshirë.

Dje u raportua se si në mënyrë të jashtëligjshme janë duke e ushtruar funksionin si Ushtrues Detyre disa nga drejtorët e Telekomit të Kosovës, duke përfshirë edhe Feim Kelmendin.

Ky i fundit vazhdon ta ushtrojë mandatin si U.D zyrtar i Financave dhe Thesarit në Telekom pa mandat ligjor.

I njëjti shihet të jetë militant i Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe e rehatoi në këtë pozitë 11 muaj më parë.

Shpërndaje në: