Eskalon: Fjalosja mes Blerta Deliut dhe Albulena Haxhiut përmes 10 fotografive

Eskalon: Fjalosja mes Blerta Deliut dhe Albulena Haxhiut përmes 10 fotografive

Me replika të ashpra po kalon seanca e Kuvendit të Kosovës.

E gjitha ka nisur, pasi ministrja Haxhiu e ka quajtur si ndërhyrje kriminale atë që ajo thotë se ‘ministri i kaluar i drejtësisë me lista ka shkuar në Komisionin për përzgjedhjen e anëtarëve të Jurisprudencës’.

Pas kësaj, kanë reaguar pothuajse shumë deputetë të opozitës, nga PDK, LDK e AAK, duke i bërë thirrje ministres Haxhiu që të ketë ‘kujdes me gjuhën’.

Por në një moment të shkëmbimit të replikave me deputeten Blerta Deliu, ministrja Haxhiu ia ka përmendur punësimet familjare ndërkaq deputetja Deliu ia ka përmendur ‘kunatin e arrestuar për  terrorizëm’.

E më pas, gjendja eskaloi paksa, deputetja Deliu shkoi te kryeparlamentari Konjufca e nga aty, dukej se po fjaloseshin me ministren Haxhiu.

 

 

Shpërndaje në: