Eskalon ideologu i VV-së: Përgojon bashkëfshatarin e Arben Vitisë duke e lavdëruar këtë të fundit

Eskalon ideologu i VV-së: Përgojon bashkëfshatarin e Arben Vitisë duke e lavdëruar këtë të fundit

Se në kohë fushate niveli di të ulet krejtësisht nga politikanët, kjo veçse dihej. Por, të shkohet deri në nivelin kur përgojohet një qytetar i Kosovës nga një zyrtar i lartë i pushtetit si Hysamedin Feraj, kjo zor se mund t’i ketë shkuar ndërmend dikujt.

Duke u përjekur të lavdëronte kandidatin e partisë së tij për Prishtinën, Arben Vitinë, Hysamedin Feraj ka rrëshqitur drejt përgojimit të një qytetari të Kosovës për të cilin thotë se është “bashkëfshatar i Fitore Pacollit e Arben Vitisë, dhe kushëri i afërm i këtij të fundit”.

Qytetari në fjalë besohet se është nga fshati Marec, që është prejardhja e dy politikanëve të Vetëvendosjes, përcjell Periskopi.

Feraj ka ndarë një postim nga Pajazit Jashari ku tregohet se bashkëfshatari i Arben Vitisë dhe Fitore Pacollit ishte ankuar që “askush nga bashkëfshatarët e vllaznillaku nuk ja pa hairin”.

“Asnjërin nuk na rehatoi diku,” – vijon më tej përgojimi.

Statusi i plotë:

Arben Vitia, njeriu për të cilin ndjenja përmban intelekt, përshkrimi kërkesë, descripti është prescript: I duhet Prishtinës!

Nga Pajazit Jashari:

” Jo more nuk ish gjë puna e Fitore Pacollit e edhe ma hiç puna e Arben Vitisë”

Takova një ditë një patriot e luftëtarë, bashkfshatar të të dyve dhe kusheri i afërm i dr. ARBEN VITISË.

Të jem i sinqertë, goxha u dridha dhe thash vet me vete ta haj dreqi a edhe këta a?

Thjesht frigohesha ta pyesja se çfar të keqe paskan bë.

Bëra zemrën guri dhe deshta ta kuptoj të vërtetën e cila do ma thente zemrën.

” Po mirë more burrë çfar të keqe paskan bë”?

Mu përgjegj : ” askush nga bashkfshatarët e vllaznillaku nuk ja pa hajrin, asnjërin nuk na rehatoj diku, bile për ma tëpër as gruan e vet që ishte tepër e përgaditur edhe pse doli në konkurs e para dhe tepër ma larg se të tjerët”

Uhh sa u shlirova.

Dhe ja ktheva me plot gëzim.

Të duaaa dr. Arben Vitia.

Ai ngeli dhe i hapi sytë, e mua mu ndreq dita.

Shpërndaje në: