Eskalon konflikti: Twitter ia fsheh postimin Donald Trumpit për “shkelje të rregullave”

Eskalon konflikti: Twitter ia fsheh postimin Donald Trumpit për “shkelje të rregullave”

Twitter ka fshehur një prej postimeve të presidentit amerikan Donald Trump në profilin e tij, duke thënë se shkel rregullat rreth glorifikimit të dhunës.

Por në vend se ta fshinte krejtësisht, ai është vendosur me një paralajmërim dhe mund të shihet thjesht duke klikuar në të.

Paralajmërimi thotë “Twitteri ka vendosur që mund të jetë në interesin e publikut që ky postim të jetë i qasshëm.”

Ky është zhvillimi i fundit në eskalimin e pabesueshëm të konfliktit mes Twitterit dhe Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Z.Trump po postonte rreth situatës në qytetin amerikan të Minneapolisit, në të cilin po zhvillohen disa protesta pas vdekjes së një qytetari me ngjyrë që po mbahej nën arrest nga policia.

Për vite me radhë Twitter i ka rezistuar thirrjeve që ta trajtojë Donald Trumpin si çdo qytetar tjetër, por së fundi nisi përplasjen duke i vendosur etiketa ku thoshte se pretendimet e presidentit amerikan mund të mos ishin të vërteta – çka edhe nxiti konfliktin e ashpër.

Trump tha se po “heshteshin zërat e konservatorëve” dhe paralajmëroi ose mbylljen ose rregulla të forta kundrejt rrjeteve sociale.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar për atë që do të ndodhë. /Periskopi

Shpërndaje në: