Eskalon marshi në Nju Jork: Marshuesja e bën për vete policin me kërcim (Video)

Periskopi.com Fun

Marrëdhëniet e policisë me Komunitetin në Nju Jork duket se kurrë nuk kanë qenë më të afërta.

Dy prej policëve janë parë duke kërcyer derisa ishin në detyrë duke mbrojtur njerëzit e shfaqur në Brooklin për Ditën e Paradës së Indianës Perëndimore.

Një prej marshueseve në paradë, shihet duke vallëzuar me një polic të uniformuar, siç mund të shihet në video.

Pak sekonda më vonë, një tjetër marshuese provon ta bëj të njëjtën gjë me policin tjetër, por ky polic nuk i përgjigjet vallëzimit.

Ky vallëzim është tepër popullor në Xhamaikë. Turmat e marshuesve e pëlqyen atë gjest, me një prej pjesëmarrësve që i dha një tokje policit derisa ai vazhdonte të vallëzonte. /Periskopi

Shpërndaje në: