Eskalon situata, Haradinaj i thotë ministër Muratit për krizën e rrymës “Shko në KEK e mërdhiju, s’e ke vendin në sallë”

Eskalon situata, Haradinaj i thotë ministër Muratit për krizën e rrymës “Shko në KEK e mërdhiju, s’e ke vendin në sallë”

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Ministrin Hekuran Murati duke i rekomanduar të qëndroj në KEK e jo në sallë të parlamentit, për shkak të krizës energjetike.

Sipas Haradinajt VV gjithmonë ka qenë kunder Hidrocentralit Countur Global-investim amerikan rreth 1.3 miliardë euro, dhe po ashtu me refuzimin e gazit amerikan tani jemi të obliguar të paguajmë shumëfish për megavat.

Haradinaj ka thumbuar ministrin e financave Hekuran Muratin, duke i thënë se pas dy dekadash me qeverisjen tuaj po na kthehet ‘‘terri’’.

Ish kryeministri u shpreh para kryeministrit edhe se ministrat e tij duhej të shkonin në KEK që ta shihnin çka do të thoshte “të mërdhiheshe”.

Kryeministri Kurti në anën tjetër ka ndërruar edhe fjalë të tjera duke deklaruar se “qe besa rryma është shumë e lire në Kosovë dhe prandaj konsumi është i lartë”.

Shpërndaje në: