ESPN: Lojtarët e Man Unitedit po e humbin durimin me Solskjaerin, kanë filluar t’ia kthejnë shpinën

ESPN: Lojtarët e Man Unitedit po e humbin durimin me Solskjaerin, kanë filluar t’ia kthejnë shpinën

Ole Gunnar Solskjaer po përjeton një prej periudhave më të errëta si trajner i Manchester Unitedit dhe rolin më të madh në përshkallëzimin e situatës e pati kolapsi kundër Liverpoolit.

‘Old Trafford’ nuk ka parë ditë më të këqija se këto, por të dielën, u prek një nivel tjetër, transmeton Periskopi.

Dhe një njeri që është në qendër të kritikave për këtë kolaps është padyshim trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi thuhet se është nën presion edhe brenda kampit të vet.

Sipas ‘ESPN’, stafi i Unitedit ka filluar t’ia kthejë shpinën atij.

Raporti i mediumit të lartëpërmendur potencon se Solskjaer tashmë e kishte humbur mbështetjen nga një ‘numër i konsiderueshëm i futbollistëve’ edhe para poshtërimit 5-0 nga Liverpooli.

Derisa atmosfera ende nuk ka arritur në niveli e toksicitetit që e arriti në kohën e Jose Mourinhos, është një ndjenjë në rritje e sipër se është vetëm çështje kohe për Solskjaer.

Raporti tutje shton se një prej problemeve kryesore qëndron në dështimin e Solskjaerin për ta imponuar autoritetin e tij në sulmuesit seniorë të Unitedit duke çuar në ‘zemërim midis lojtarëve të moshuar’.

Të njëjtët lojtarë të vjetër thuhet se janë të dëshpëruar për ‘drejtim më taktik’ nga stafi i tyre stërvitor gjithashtu, pasi ata fillojnë të vënë në dyshim më tej kredencialet e Solskjaer.

Një çështje tjetër është marrëdhënia e përkeqësuar midis Mason Greenwood dhe Cristiano Ronaldos, me shumë nga lojtarët të frustruar që Solskjaer nuk ka qenë në gjendje të detyrojë çiftin të punojnë së bashku. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: