Estonia ia kthen Rusisë, ia dëbon diplomatin

Estonia ia kthen Rusisë, ia dëbon diplomatin

Estonia ka thënë se nuk do t’i lëshojë vizë një diplomati rus si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati estonez nga Rusia muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Estonisë tha në një deklaratë të hënën se shpreson që “pavarësisht veprimit të saj asimetrik, Federata Ruse do të përmbahet nga eskalimi i mëtejmë i situatës”, shkruan Free Europe.

Talini dëboi një diplomat rus në korrik, pasi Rusia për një kohë të shkurtër e ndaloi konsullin estonez në Shën Petersburg, Mart Latte, i cili më pas u shpall person non grata nën dyshimin për marrje të dokumenteve të klasifikuara.

Estonia e kishte cilësuar rastin si veprim të paligjshëm dhe provokues.

Rusia iu kundërpërgjigj dëbimit të diplomatit të saj nga Estonia me dëbimin e një punëtori të Ambasadës së Estonisë në fillim të gushtit.

Rusia është përfshirë në veprime hakmarrëse diplomatike të ngjashme edhe me shtete të tjera evropiane muajve të fundit.

Shpërndaje në: